Një 38-vjeçar në Pogradec është arrestuar pasi ka plagosur me sëpatë fqinjin e tij, për motive të dobëta.

Tentoi të vriste me mjet prerës (sëpatë) fqinjin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.

Autori kurohej me ilaçe për shkak të shëndetit mendor. Sipas policisë ai vuante prej kohësh dhe për një periudhë nuk ka pirë ilaçet, çka ka sjellë edhe agravimin e konfliktit.

Ai ka dashur ta godasë të dëmtuarin me sëpatë në kokë, por fatmirësisht shmangia që ka bërë i dëmtuari, i ka shpëtuar jetën.

Konflikti për motive banale, për fjalë të shkëmbyera mes njëri-tjetrit.

Burime nga spitali konfirmojnë se i dëmtuari Kastriot Hoxhallari është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë dëmtime të lehta në parakrah dhe në mjekër.