UEFA ka skualifikuar me 4 ndeshje trajnerin portugez të Romës, Mourinho, për shkak të “gjuhës ofenduese” ndaj arbitrit anglez, Taylor, pas finales së Europa League kundër spanjollëve të Sevilla-s.

Po ashtu, UEFA ka gjobitur me 55 mijë euro Romën dhe do të duhet të dëmshpërblejë edhe Federatën Hungareze të Futbollit për dëmin e shkaktuar nga tifozët, ndërsa verdhekuqtë do të luajnë edhe një ndeshje pa tifozë.

Arbitri Taylor shkaktoi irritim te Roma, veçanërisht për një penallti që nuk u akordua për një goditje të topit me dorë nga Fernando dhe një shuplakë e fuqishme nga Lamela ndaj Ibanez, e ndëshkuar vetëm me një karton të verdhë.