Këngëtarja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara, Ava Max, është qëlluar me shuplakë gjatë një koncerti në Los Anxhelos, të martën në mbrëmje.

Incidenti i kapur në kamera është publikuar nga mediat lokale në LA, ku shihet një djalë që e godet Avën edhe pse rojet e sigurisë e kishin kapur. Ata e largojnë djalin me shpejtësi, ndërsa këngëtarja vijoi shfaqjen e saj.

Blogu muzikor “About Music” citon këngëtaren me origjinë nga Saranda, të ketë thënë. “Më qëlloi aq fort saqë më gërvishti syrin. Nuk ka për të ardhur më kurrë në spektaklet e mia”.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, lindi në Uiskons të Shteteve të Bashkuara në vitin 1994, nga dy prindër shqiptarë. Deri më sot, ajo ka publikuar dy albume muzikorë.

Incidenti ndodhi pak ditë pasi një tjetër këngëtare shqiptare, Bebe Rexha, u sulmua gjatë një koncerti të saj në Nju-Jork, ku u godit me telefon në skenë, teksa po këndonte dhe po bënte simbolin e shqiponjës. Autori i sulmit u arrestua dhe tha se e kishte kryer veprimin thjesht për shaka, për të parë nëse do të mund ta godiste këngëtaren, apo jo.