Eva Buzo, gruaja e parë që mori iniciativën për të shkuar me not nga Otranto në Vlorë, ka përfunduar në spital, pas problemeve të shfaqura pas mbi 24 orësh në ujë.

35-vjeçarja e ka ndërprerë garën, ndërsa qëndroi 27 orë e gjysmë në det. Ajo nuk mundi të vazhdonte dot kur ishte vetëm disa milje larg Karaburunit, ndërsa është dërguar në reanimacion.

Eva Buzo, siç ka mësuar A2 CNN, pati probleme për shkak të një pickimi dhe kripës së ujit. 

Trajneri i saj tha se fatmirësisht, Eva Buzo nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ndërsa mjekët po bëjnë kontrollet e rastit.