Plazhe që dynden nga shezlongë me pagesa të majme, por deri këtu. Pasi kur vjen puna edhe te kushtet minimale që duhet të plotësohen për sigurinë e atyre pushuesve që paguajnë, askush nuk kujdeset.

A2 CNN realizoi një vëzhgim në dy plazhe në zona krejt të ndryshme. Një pranë Durrësit, thuajse ngjitur me portin dhe në plazhin e Darzezës në Fier. Në Durrës, mes çadrave mund të shquash kullën e vrojtimit, por vrojtuesi mungonte dhe këtë fakt e pohojnë edhe vetë pushuesit që frekuentojnë këtë plazh.

Në Darzezë, vrojtuesit janë prezentë në plazh, por atje, mungon sinjalistika për pushuesit, pasi nuk ka as tabelë informuese dhe as kufi në det se deri ku lejohet të notojnë pushuesit. Ndërsa numri i vrojtuesve krahasuar me vijën bregdetare për pushuesit është i vogël.

Në të tilla kushte, janë vetë qytetarët që apelojnë për më shumë kujdes nga vetë pushuesit. /a2