Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Përmet.

“Rreth orës 20:45, në rrugën e fshatit Mbrezhdan, dyshohet se shtetasi G. H., rreth 45 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Shtetasi G.H, si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje”, lexohet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.