Zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit është riaktivizuar sërish. Burimet bëjnë me dije se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe erërave të forta që favorizojnë shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë.

Drejtori i zjarrfikëseve të bashkisë Fier, Zija Hyka pohon se situata është e vështirë ndërkohë që për neutralizimin e flakëve në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve situata po bëhet alarmante duke kërkuar përforcime edhe nga Patosi e Rroskoveci, ndërkohë që ky zjarr i përmasave të tillë mund të kërkojë edhe ndërhyrje nga ajri.