Ajo mund të jetë vetëm 23 vjeçe, por është arrestuar më shumë se 10 herë për një sërë shkeljesh dhe në fakt po duket goxha… krenare për këtë.

Në foto e fundit që po bëjnë xhiron e rrjetit, ajo shfaqet shumë e buzëqeshur në shumicën e fotove të shkrepura nga policia. Bëhet fjalë për Rayanna Bell Brock nga Kentaki, SHBA. E reja duket se po e shijon shumë famën e saj në Intagram, ku ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale koleksionin e fotove nga “bëmat e saj”.

Postimet e fotove të Brock kanë rezultuar që bukuroshja amerikane të fitojë mjaft ndjekës, të cilët janë “të uritur” për të ditur detajet e krimeve të saj dhe kanë kërkuar më shumë informacion në rrjetet sociale. Natyrisht, ka edhe disa komentues që “ngrenë alarmin” duke vënë në dukje se sjellja problematike e vajzës mund të çojë në situata të rrezikshme për të dhe ata që e rrethojnë.

Megjithatë, pavarësisht të kaluarës së turbullt të “Mbretëreshës së Kaosit ” (siç quhet në rrjetet sociale), Brock duket se ka “kthyer faqe” në jetën e saj. Sipas Daily Mail, në postimet më të fundit në llogaritë e saj personale, e reja poston fraza inkurajuese për besimin në Zot dhe falënderon publikisht një mik të mirë të quajtur Bernard Hoskins, i cili e ndihmoi në kohët e vështira dhe e shpëtoi nga jeta në rrugë.