Të paktën një person ka ndërruar jetë, ndërsa disa anëtarë të tjerë të ekuipazhit kanë mbetur të plagosur, pas zjarrit të rënë në një anije të madhe mallrash në brigjet e Holandës.

Një operacion i madh shpëtimi u zhvillua ku morën pjesë disa anije dhe një helikopter, që arritën të shpëtonin 23 anëtarët e ekuipazhit.

Anija rreth 18 mijë tonë kishte në bord rreth 3 mijë makina. Nga të dhënat e para të autoriteteve holandeze dyshohet se zjarri mund të ketë nisur në një makinë elektrike.