Pas një jave në rritje, euro i është rikthyer rënies. Këtë të hënë valuta europiane po këmbehet me 102.87 lekë duke humbur 2.93 pikë në raport me fundjavën.

Në shitje euro po këmbehet me 103.45 lekë, ndërsa po blihet për 102.23 lekë. Për shkak të blerjeve në sasi të lartë, euro u forcua javën e shkuar.

Ndërkohë bashkë me monedhën europiane, këtë fillim-javë në rënie janë edhe valutat e tjera si dollari apo paundi.