Lideri i burgosur rus, Alexei Navalny do të qëndrojë dhe për 19 vite të tjera prapa hekurave, pas një dënimi të ri, që ai dhe mbështetësit e tij e cilësojnë si veprimin më të fundit të regjimit të Putin për ta mbajtur atë jashtë politikës sa më gjatë.

47-vjeçari Navalny, një ndër kritikët më të mëdhenj të presidentit Putin, aktualisht po vuan një dënim me 11 vite burg për mashtrim, ndërkohë që partia e tij është shpallur e jashtëligjshme dhe ekstremiste.

Gjykata në Melekhovo, rreth 235 km në lindje të Moskës, ku Navalny po vuan dënimin, e gjykoi atë për gjashtë akuza të veçanta penale, duke përfshirë nxitjen dhe financimin e veprimtarisë ekstremiste dhe krijimin e një organizate ekstremiste.

Ekipi i Navalny tha se gjykatësi i kishte shtuar 19 vjet dënimeve të tij si rezultat i akuzave të reja.