Një helikopter zjarrfikës është rrëzuar në Kaliforni teksa ishte duke fluturuar mbi një zonë, ku kishte rënë një zjarr i madh në veri të Riverside të Shteteve të Bashkuara.

Mediat amerikane raportojnë se nga përplasja humbën jetën tre persona, ndërsa po hetohet fakti se helikopteri është përplasur në ajër me një tjetër helikopter “Skycrane”.

Ngjarja tragjike ndodhi në tokën Apache në zonën e Cabazon, ku janë djegur dhjetëra hektarë bimësi. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shpërndarë pamjet kur ekipet e kërkim-shpëtimit kërkojnë për pjesëtarë e ekuipazhit të helikopterit të rrëzuar.