Policia e Vlorës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vrarë një person pas një sherri në një kancelari në qytetin bregdetar.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, ku pas një sherri mes dy personave, njëri prej tyre ka humbur jetën për shkak të goditjeve të njëpasnjëshme me grushte.

Ndërkohë, policia i është vënë pas autorit të ngjarjes së rëndë, i cili pas ngjarjes është larguar menjëherë në drejtim të paditur.

“Vlorë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”

Reagimi i Policisë së Vlorës