Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ka kallëzuar penalisht një punonjës policie në qytetin e Beratit, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra.

Polici i pezulluar nga detyra është Dritan Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat, i cili ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, duke goditur një grua, e cila më pas ka bërë dhe kallëzimin.

Mësohet se Toska, me banim në Kuçovë, është përfshirë në një konflikt, fillimisht verbal me komshinjtë për një gardh ndarës mes dy familjeve. Konflikti ka nisur me të shara dhe ofendime dhe më pas efektivi ka qëlluar me pëllëmbë fqinjën e tij, e cila pretendon se ka dashur të nxjerrë edhe armën.

Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.