Java e fundit e muajit gusht ka shtuar ndjeshëm numrin e vizitave në spitalin pediatrik të Elbasanit. Shefja e këtij reparti tregon situatën dhe simptomat më të cilat paraqiten për ndihmë mjekësore disa dhjetëra fëmijë në 24 orë.

Shmangia e ushqimeve të blera kryesisht në fast-foode, dhe dhënia e ushqimeve dhe lëngjeve të freskëta të përgatitura në kushte e shtëpisë, është këshilla që mjekja jep për nënat për mënyrën se si duhet të ushqejnë fëmijët e tyre.

Gjithashtu ajo bën thirrje që të mos i drejtohen menjëherë urgjencës që në simptomat e para të fëmijës.  

Mes rasteve që paraqiten në Urgjencën e Pediatrisë së Elbasanit, 20-30 për qind e tyre shtrohen në pavijone për trajtim më të gjatë spitalor.