Një sherr i pazakontë është regjistruar në Tiranë, ku 2 persona kanë rrahur punonjësin e policisë dhe kanë aksidentuar makinën e tyre. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në rrugën “Besim Alla”.

Gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, 2 persona të identifikuar si B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë goditur E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.

Gjatë konfliktit, efektivit të policisë i ka rënë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë polici së bashku me shokun e tij janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.

Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë”, njofton Policia.