Revista amerikane “Forbes” ka publikuar listën e personave më të pasur në botë, të cilët sipas saj gjithashtu kanë një ndikim shumë të madh në ekonomi dhe aspektet e tjera të jetës publike.

Këtë vit, lista që përfshin në total 2640 persona udhëhiqet nga CEO i Teslës, Elon Musk, i cili vetëm në muajin qershor arriti të kalonte manjatin francez, Bernard Arnault.

Me një pasuri që vlerësohet të jetë rreth 238 miliardë dollarë. Musk është personi më i pasur në botë, një pozicion që ai e mbajti edhe për pjesën më të madhe të vitit 2022.

Ajo që bie në sy në këtë renditje është rikthimi në 10 të parë e Mark Zuckerberg, i cili korri ndjeshëm fitime falë rritjes së aksioneve të META.

Më poshtë janë 10 njerëzit më të pasur në botë që nga 1 shtatori 2023, sipas Forbes, të cilët janë të gjithë burra.

1. Elon Musk – Pasuria: 248,8 miliardë $ -Mosha: 52 vjeç – Burimi: Tesla, SpaceX – Shteti: SHBA

2. Bernard Arnault – Pasuria: 208 miliardë $ –  Mosha: 74 vjeç – Burimi: LVMH – Shteti: Francë

3. Jeff Bezos – Pasuria: 160,9 miliardë $ – Mosha: 59 vjeç – Burimi: Amazon. Shteti: SHBA

4. Larry Ellison – Pasuria: 152,3 miliardë $ – Mosha: 79 vjeç – Burimi: Oracle – Shteti: SHBA

5. Warren Buffett – Pasuria: 121,1 miliardë $ – Mosha: 93 vjeç – Burimi: Berkshire Hathaway – Shteti: SHBA

6. Bill Gates – Pasuria: 115,1 miliardë $ – Mosha: 67 vjeç – Burimi: Microsoft – Shteti: SHBA

7. Larry Page – Pasuria: 114,6 miliardë $ – Mosha: 50 vjeç – Burimi: Google – Shteti: SHBA

8. Sergey Brin – 108,8 miliardë $ – Mosha: 50 vjeç – Burimi: Google – Shteti: SHBA

9. Mark Zuckerberg – Pasuria: 105,2 miliardë $ – Mosha: 39 vjeç -Burimi: Facebook – Shteti: SHBA

10. Steve Ballmer – Pasuria: 101 miliardë $ – Mosha: 67 vjeç – Burimi: Microsoft – Shteti: SHBA