Modelja argjentinase, Georgina Rodriguez, mahniti fansat në edicionin e 80-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia këtë javë. Partnerja e futbollistit portugez Cristiano Ronaldo, që tashmë jeton në Arabinë Saudite, pozoi në tapetin e kuq me një fustan të kuq bust të hapur nga etiketa luksoze zvicerane Vetements në bashkëpunim me couturier libanez Elie Saab. Fustani i gjatë ishte nga koleksioni i gatshëm i markës Pranverë/Verë 2024.  Një veshje diva… me një efekt déjà-vu. Modeli i dizenjuar nga stilistja Demna Gvasalia në fakt është frymëzuar nga fustani i gjatë ikonik i veshur nga Julia Robert në filmin Pretty Women. Nëse fustani për tapetin e kuq ishte plot brohoritje, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për këpucët e zgjedhura nga Georgina Rodriguez për këtë rast. Modelja kishte veshur një palë çizme të zeza me një takë të ekzagjeruar. Një zgjedhje disi e vrazhdë, që shumica e njerëzve nuk e pëlqeu.

Më herët Georgina Rodriguez kishte veshur një kostum të errët nga Vetements, me bust të ngushtë dhe pantallona të gjera. Bizhuteritë që zbukurojnë Georginën janë të Pasquale Bruni , ndërsa çanta që ajo mban fort në dorë është Birkin Himalaya tejet e çmuar nga Hermès, shumë e dashur për yjet.

Për pasditen veneciane, ndërsa priste përgatitjet për mbrëmjen, Georgina Rodriguez ndryshoi sërish dhe nuk humbi asnjë rast për të treguar veshjen e saj për ndjekësit. Modelja pozon në ballkonin e hotelit me një minifustan të ngushtë nga Ferragamo. Modeli asimetrik, me një karficë bizhu në shpatull, me një efekt në nuancat e portokallisë, thekson linjat e saj.