Tiba al-Ali, një nga figurat më të njohura në “Youtube”, me origjinë iraniane u vra pa mëshirë nga i ati, vetëm se ky i fundit nuk ishte dakord me martesën e së bijës me një djalë sirian, njoftojnë mediat e huaja.

Në janar të vitit 2021, ajo u kthye në Irak për të vizituar familjen e saj, por tragjikisht ra viktimë e një akti të kryer nga babai i saj. Tajip Ali, jo vetëm që nuk e mbështeti zgjedhjen e së bijës, por arriti deri në aktin barbar, duke e mbytur në gjumë.

Por, ajo që e bën më të rëndë këtë krim është dënimi qesharak që mori për këtë vrasje babai i Tibas, të cilin gjykata e la pas hekurave vetëm gjashtë muaj. Dënim ky, që nxiti një zemërim të madh të grave dhe aktivisteve të të drejtave të tyre në mbarë botën e në Irak.

Aktivistet e njohura femra në mediat sociale theksuan se vrasja e Aliut nuk ishte një incident i izoluar dhe se shumë “vrasje nderi” mbetën të paraportuara dhe se duhet të marrin ndëshkimin e duhur nga autoritetet ligjzbatuese.