Shtëpia e Bardhë priti të hënën fëmijët e vegjël në festën e Halloween-it. Presidenti amerikan Joe Biden në një veshje të zakonshme të përditshmërisë dhe Zonja e Parë Jill Biden me një detaj festiv të vendosur në kokë, u bënë pjesë e festës, duke dhuruar jo vetëm karamele.

Këtë vit fokusi ishte te librat, me Shtëpinë e Bardhë që e emërtoi festën “Hallo-READ”, pasi Presidenti dhe Zonja e Parë shpërndanë libra dhe ëmbëlsira për të vegjlit.

Shtëpia e Bardhë u dekorua me pemë, kunguj dhe buqeta me lule për këtë event kushtuar fëmijëve. Halloween është festuar në Shtëpinë e Bardhë që prej mesit të shekullit të 20-të.