2023 do të jetë viti më i nxehtë në histori, për shkak të anomalive e temperaturave të paprecedenta, thotë zv.drejtoresha e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike, Copernicus.

Samantha Burgess shton se tetori i këtij viti, po ashtu, është identifikuar edhe si tetori më i ngrohtë në glob, në histori.

“Mund të themi me siguri se 2023 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar dhe aktualisht është 1.43 C mbi mesataren paraindustriale. Ndjenja e urgjencës për veprim ambicioz për klimën që shkon në Cop28 nuk ka qenë kurrë më e lartë”, tha Samantha Burgess.

Sipas të dhënave zyrtare të regjistruara, toka nuk ka përjetuar temperatura të tilla të larta, së paku jo në 125 vite.