Autoritetet ruse kanë vendosur të fusin në listën e të kërkuarve këngëtaren ukrainase Jamala, fituese e festivalit europian të këngës Eurovision në vitin 2016.

E gjitha kjo, pasi Jamala, emri i të vërtetë i së cilës është Susana Jamaladinova, akuzohet se ka shpërndarë informacione të rreme për forcat e armatosura ruse.

Jamala ka qenë kritike e hapur ndaj në sulmit të Rusisë në Ukrainë. Ajo e ka cilësuar “operacionin special” rus si gjenocid ndaj popullit ukrainas.

Jamala, e cila aktualisht jeton në Australi, iu përgjigj lajmit të vendosjes së saj në listë ruse të të kërkuarve duke publikuar një fotografi përpara Shtëpisë së Operas në Sydney, me një lidhje të një artikulli rreth saj dhe një emoji të fytyrës.

Rusia fut në “listën e zezë” fituesen e Eurovisionit

Fituesja 40-vjeçare e Eurovisionit u largua nga Ukraina me familjen e saj pas invazionit të Rusisë në shkurt të vitit të kaluar.