Një punonjës i Policisë së Shtetit është plagosur me armën e shërbimit. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën “Babë Rexha”.

50-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur teksa ndodhej në banesën e tij. Efektivi ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende motivet që e kanë çuar punonjësin e policisë në kryerjen e aktit ekstrem.