Në këtë valë të gripit dhe virozave respiratore afro  300 fëmijë në ditë i drejtohen urgjencës së pediatrisë. Por mjekët pediatër në QSUT konstatojnë se gjysma e vizitave nuk janë urgjenca. Ata u bëjnë thirrje prindërve të mos përfshihen nga paniku për shkak të temperaturës së lartë të fëmijës  apo shqetësimeve të tjera nga gripi.

Urgjenca nuk duhet të mbingarkohet për vizita apo konsulta që fare mirë kryhen nga mjeket e qendrat shëndetësore.

Albana Fico, Drejtoresha e QSUT deklaroi shtimin e numrit  të mjekëve pediatër në shërbimin e QSUT për të përballuar urgjencat  në këtë sezon gripi.

Pas fluksit të shtuar në pediatri ministrja Albana Koçiu theksoi se shërbimi i urgjencës pediatrike tashmë ofrohet edhe në 4 qendra shëndetësore në Tiranë. Sezoni i gripit dhe virozave të tjera të dimrit ka rritur sëmundshmërinë veçanërisht tek moshat pediatrike.