Drejtësia amerikane ka vendosur të dërgojë pas hekurave ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, me 4 vite e 1 muaj burg, pasi akuzohej se ka punuar për llogari të oligarkut rus Oleg Deripaska.

55-vjeçari shpërtheu në lot këtë të enjte teksa iu komunikua në një gjykatë në Nju Jork se do të vuajë dënimin në një burg federal deri më 26 shkurt 2024. Pasi të kryejë dënimin ish-agjenti i FBI do të duhet të qëndrojë për tre vite në liri me kusht dhe do të shlyejë një gjobë prej 40 mijë dollarësh.

Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje ekstreme emocionale dhe fizike. Unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi”, i tha McGonigal trupës së gjyqtarëve përpara se të komunikohej vendimi për të.

Gjykatësja Jennifer Rearden shprehu vlerësim për kontributin e McGonigal në operacionet e kundërspiunazhit në emër të SHBA-ve, por vuri në dukje “seriozitetin e jashtëzakonshëm” të zgjedhjes së tij personale për të punuar për Deripaskën, të cilin SHBA e sanksionoi pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Z. McGongial e dinte mirë se veprimet e tij shkelnin ato sanksione“, tha Rearden.