Shorti i Europa League rezervoi takime interesante ku Milani, Roma, Fraibug, Benfika apo Gallatasaraj mësuan kundërshtarët e tyre. Kuqezinjtë e Piolit, pas eliminimit nga Champions përballen me francezët e Renes. Në të kaluarën dy ekipet nuk janë përballur ndonjëherë me njëra-tjetrën, por për trajnerin Stefano Pioli kjo përballje do të jetë shpëtimi i vetëm.

Roma e Zhose Muronjos rigjen sërish holandezët e Fejnordit. Italianët kanë kujtime të bukura pasi e mundën 1-0 në finalen e Conference League në Tiranë.

Kryeqytetasit nuk po kalojnë një formë aspak të mirë në kampionat dhe për këtë do të bëjnë çmos për të marrë maksimumin në arenën europiane.

Benfika mbetet një nga pretendetet kryesore për ta fituar këtë kompeticion.

Portugezët janë kryesues të kampionatit vendas, por kërkojnë që ambiciet e tyre të rritën dhe në ligën e Europës. Goglat për Benfikën ishin me fat pasi luajnë ndaj francezëve të Tuluz që aktualisht janë në vendin e 15-të në Lige1.

Short jo shumë i lehtë ra për Karabakun e Redon Xhixhës që do të përballet me portugezët e Bragës ndërsa Sparta e Pragës ku aktivizohet mesfushori Qazim Laci luan me turqit e Gallatasaraj.

Takimet e para do të zhvillohen më 15 shkurt ndërsa ndeshjet e kthimit më 22 shkurt.