Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Levan- Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.

Sipas të dhënave nga policia e Fierit, dy automjete janë përplasur kokë më kokë, teksa për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona.Në spital janë paraqitur për ndihmë 5 persona, mes të cilëve dy fëmijë. Një nga fëmijët, i moshës 3 vjeçarë ka hyrë në sallë të operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët  për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.