Shqipëria ka qenë një vend mikpritës përgjatë festës së Krishtlindjes, ku emigrantët kanë zgjedhur që të festojnë në atdheun e tyre.

Përgjatë 3 ditëve, 22, 23 dhe 24 dhjetor kanë hyrë në vendin tonë nga Greqia, përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, rreth 20.000 shtetas. E ndërsa kanë dalë nga vendi ynë, gjatë 24 orëve të fundit, po nga kjo pikë kufitare 4362 shtetas.

Gjatë 24 orëve të fundit, fluksi i daljes nga Shqipëria në drejtim të Greqisë ka qenë në kuotat normale të lëvizjeve. Burime zyrtare thanë se gjatë orëve të fundit kanë qenë vetëm 1553 shtetas.

Një ditë më parë, fluksi i lëvizjeve në hyrje-dalje ka shkuar në kuotat normale edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Zyrtarisht, bëhet me dije se nëpërmjet kësaj pike që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë kanë hyrë 2923 shtetas dhe kanë dalë 2422 shtetas.