Një grua 70-vjeçar humbi jetën dhe 12 persona të tjerë u plagosën në atë që policia e cilësoi si sulmin e radhës terrorist në Izrael.

Dy palestinezë nga Bregu Perëndimor janë arrestuar për incidentin, i cili ndodhi në Raanana, rreth 20 km në veri të Tel Avivit.

Të dyshuarit kishin vjedhur 3 makina gjatë ditës dhe i përplasën kalimtarët në zona të ndryshme të qytetit.

Sulmi erdhi pasi lufta midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas në Gaza kaloi kufirin 100-ditor.