Ulja e numrit të nxënësve në arsimin parashkollor si dhe braktisja e shkollës tashmë janë kthyer në sfida të punës së drejtorive rajonale të arsimit. Në analizën vjetore të vitit të kaluar, drejtoresha e arsimit parashkollor të Korçës, jep shifrat e uljes së numrit të nxënësve si dhe apelon që të fokusohet puna në parandalimin e braktisjes së shkollës.

Por më shumëse sa një punë e bërë nga drejtoritë arsimore, ulja e numrit të nxënësve sipas psikologes, ka arsye të tjera, ku më kryesorja është mundësia për një punë dhe pagesë më të mirë.

Rënia e numrit të nxënësve në juglindje të vendit vit pas viti është shoqëruar edhe me mbyllje shkollash. Ndërsa aktualisht edhe klasat kolektive po shkojnë drejt mbylljes pasi ka klasa të tilla që kanë 3-4 nxënës.