Kylian Mbappé ka firmosur kontratën me Realin e Madridit. Mediat spanjolle zbuluan se firma në marrëveshje është hedhur përpara dy javëve.

Bëhet fjalë për kontratë 5-vjeçare, deri në vitin 2029.

Sipas gazetës “Marca” sulmuesi përfitoi bonus për firmën, teksa do të përfitojë pagë rreth 50 milionë euro neto në sezon.