E tatëpjeta e eksporteve shqiptare vijoi edhe këtë fillim-vit, madje edhe më e fortë se sa në 2023-shin. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se muajin e shkuar kompanitë shqiptare shitën në tregjet e huaja mallra me vlerë 29.8 miliardë lekë nga mbi 42 miliardë janarin e një viti më parë.

Rënia e eksporteve rezulton të jetë ndikuar kryesisht nga tkurrja e shitjeve të lëndëve minerale dhe djegëse si dhe tekstilet apo këpucët.

E kundërta ka ndodhur me importet të cilat në janar përllogariten në 60 mld lekë, 3.4 për qind më shumë se një vit më parë.