5 punonjës të një kompanie koreane në Fier janë dërguar në spital për shkak se dyshohet që janë asfiksuar gjatë punës. A2 CNN raporton se punonjësit dyshohet se janë asfiksuar nga lëndët kimike gjatë procesit të punës.

Ato janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, teksa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Kjo kompani operon në Fier prej gati 5 vitesh dhe operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet./a2