Euro, paund dhe paketa kontrabandë. Ky është rezultati i disa operacioneve në pikat e kalimit kufitar në vendin tonë. Më konkretisht, në Rinas shtetasit grek K. K., 48 vjeç, banues në Londër, iu gjetën 15 000 paund dhe 570 euro, të padeklaruara. Këto para janë sekuestruar, si dhe kanë nisur hetimet për 48-vjeçarit.

Ndërkohë në Durrës, në makinën tip “Iveco”, u gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Për pasojë, edhe në këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për H. N.

Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe për shtetasin rumun A. C., 48 vjeç dhe bashkëjetuesen e tij pasi sollën 1490 paketa me cigare.

“Në hyrje, nga kontrolli fizik, shtetasit grek K. K., 48 vjeç, banues në Londër, iu gjetën 15 000 paund dhe 570 euro, të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për 48-vjeçarin dhe u sekuestruan shumat e parave.

Port, Durrës/Në dalje, nga kontrollet fizike dhe në automjetin tip “Iveco” që drejtonte, shtetasit H. N. iu gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas dhe u sekuestrua shuma e parave.

Në hyrje, u arrestua shtetasi rumun A. C., 48 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij, shtetasen rumune F. B., 45 vjeçe, pasi nga kontrollet në valixhet e tyre, u gjetën 1490 paketa me cigare, të cilat nuk i kishin deklaruar te shërbimet e pkk-së”, thuhet në njoftim.