Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen “Radamec” të Korçës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, si pasojë e një defekti në mjet, megjithatë ekspertët e grupit hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj.