Ish-presidenti i Rusisë dhe aleati i Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev nisi një sulm të ashpër ndaj presidentin amerikan Joe Biden. Ky sulm u nxit nga fjalimi i Joe Biden për gjendjen e kombit, i cili iu referua fjalimit të Roosevelt të vitit 1941 në Kongres duke iu referuar një epoke të vështirë, me një kthesë të paprecedentë në histori. Presidenti amerikan akuzoi gjithashtu Donald Trumpin për përkulje ndaj Rusisë dhe i tha Putinit se “ne nuk do ta braktisim” Ukrainën.

Duke e quajtur atë “të çmendur” dhe “të paaftë mendërisht”, Medvedev i shkroi në platformën X se Biden nuk kishte të drejtë ta krahasonte veten me Franklin D. Roosevelt.

“Edhe pse Roosevelt ishte një njeri në një karrige me rrota, ai e nxori Amerikën nga Depresioni i Madh. ” Biden, nga ana tjetër, është një i çmendur, me aftësi të kufizuara mendore, i cili është i vendosur të tërheqë njerëzimin në ferr,” tha Medvedev.

“Roosevelt së bashku me aleatët, përfshirë BRSS, luftuan për paqen. Në vend të kësaj, Biden po përpiqet me vendosmëri dhe këmbëngulje të nisë Luftën e Tretë Botërore. Roosevelt luftoi kundër fashistëve, por Biden po lufton për ta. Është turpi i SHBA-së”, shtoi ai.