Pusteci është bashkia e vetme në Shqipëri, e cila ka 100% të territorit të saj si zonë të mbrojtur. Për pasojë në këtë zonë të bukur natyrore dhe turistike investimet në shërbim te turizmit kanë qenë të pakta, si në hoteleri, bujtina etj.

Por me ndryshimet e parashikuara së fundmi në ligjin e ri për investimet në zonat e mbrojtura, banorët e Pustecit shprehen optimist se është hapur drita jeshile që edhe në zonën e tyre do të ketë investime sipas kritereve të ligjit të ri.

Sakaq, bashkia e Pustecit, e etur për të thithur investime në fushën e turizmit ka nisur pa humbur kohë konsultimin e plotë të ligjit, në mënyrë që të fillojnë sa më shpejt investimet për qëllime turistike.

Bashkia e Pustecit edhe pse vizitohet nga shumë turistë vendas dhe të huaj, është nga zonat që ka pasur zhvillimin më të paktë sa i takon mundësive si të akomodimit ashtu edhe të ofrimit të shërbimeve të tjera për turistët