Brenda kësaj jave pritet të përfundojë vaksinimi kundër koronavirusit për të gjithë arsimtarët në vend.

Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë, që ndoqi nga afër procesin e vaksinimit në Stadiumin Kombëtar.

“Po vijojmë me vaksinën Pfizer, Astraxzeneca dhe Sputnik këtu në stadium për arsimtarët si dhe rivaksinimet për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Eshtë shumë e rëndësishme për të përmbyllur vaksinimin e arsimtarëve, kjo javë duhet t’i dedikohet përmbylljes së vaksinimit të mësuesve, pedagogëve, edukatorëve dhe vijojmë më tej me vaksinimin e të moshuarve”, deklaroi Manastirliu.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 78 mijë doza të vaksinës ndaj COVID19. Janë kryer 31,645 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 26,158 vaksinime për të moshuarit dhe 20,582 arsimtarë janë vaksinuar deri tani.