Një person i ka shpëtuar një atentati të mundshëm me eksploziv në automjetin e tij të parkuar ditën e sotme në Kamzë.

Sipas ‘News24’, pronari i makinës ku ndodhi shpërthimi, është shtetasi Gjon Mema, i cili mbeti i plagosur lehtë në këmbë.

Mësohet se Mema është një person që ka rekorde kriminale në të shkuarën e tij.

Ai kishte një dënim në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, ndërkohë ishte dënuar edhe në Francë dhe Itali, për veprat penale “vjedhje me armë me dhunë”.

Mësohet se mjeti ka shpërthyer kur drejtuesi ka shtypur pultin për të aktivizuar hapjen e makinës.

Policia, në njoftimin e saj ka bërë të ditur se lënda plasëse dyshohet se është e llojit tritol.