Ishte një seancë e vështirë ajo e sotmja për prokurorët e SPAK pasi duhej të mbronin akuzën e tyre fillimisht për korrupsion dhe më pas për pastrim parash ndaj mjekut Edvin Prifti. E gjithë kjo, për faktin se mjeku del tangent në përgjimet e SPAK dhe se nuk ka asnjë provë që ta lidhë atë me marrjen e parave nga familjarët e pacientëve, sipas avokatit të tij.

Duket se ky fakt i ka detyruar prokurorët e SPAK që gjatë ditës së sotme të shtojnë në sallën e gjyqit akuzën e pastrimit të parave, gjë që çoi në arrestimin e tij.

Gjithçka ka ndodhur nuk kishte se si të mos shkaktonte reagime tek bluzat e bardhe. Mjeku i njohur Petrit Vargu pretendon për prapaskena pas arrestimit të Edvin Priftit. Gjithçka sipas tij ka ndodhur pas një sherri të mjekut me eprorin e tij, drejtorin e QSUT-së.

Në statusin e tij në Facebook, Vargu thekson gjithashtu se deklarata e kryeministrit se Edvin Prifti ishte arrestuar dy orë para se të hynte në gjykatë nuk ishte e rregullt, ndërsa shprehet se sot u arrestua një ndër tre kardiokirurgët më të mirë në Ballkan.

Për çfarë akuzohet mjeku Edvin Prifti?
Kardiokirurgu Edvin Prifti nuk ishte objekt i hetimeve të SPAK. Emri i tij del rastësisht në përgjime ndërkohë që prokurorët e SPAK po gjurmonin grupin e Gjykatës së Krujës që po lironte nga burgu ose po ulte vitet e dënimit për disa të burgosur.

Gjatë përgjimeve, ku në listë ishte edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Emanuela Mallkuçi, SPAK ka perceptuar disa telefonata mes kësaj të fundit dhe një vajze tjetër ku flasin për një operacion qe do ta kryente pikërisht mjeku Edvin Prifti.

Bëhet fjalë për operacionin e nënës së Mallkuçit, për të cilin ajo shprehet në telefon se do t’i paguante mjekut 2 000 euro.

Në asnjë rast mjeku nuk është përgjuar në telefon apo në ambient duke folur apo marrë para nga të afërmit e pacientëve dhe duket se ky ishte argumenti kryesor i avokatit të tij në sallën e gjyqit.

Pavarësisht kësaj, prokurorët e SPAK urdhëruan një kontroll në shtëpinë e tij ku gjetën sasi të mëdha parash në vlerën e rreth 50 milion lekëve.

Postimi i plotë i Petrit Vargut, ku hedh dyshime mbi prapaskenat e arrestimit të mjekut Edvin Prifti:

“Pa hyre ne kopetencat e gjykates dua te theksoj qe Edvini nuk ishte shef departamenti i zgjedhur nga mjeket. Por shef sherbimi ,i emeruar nga komisioni juaj thellesisht politik Z.Kryeminister. Ne te bente pjese nje kontabiliste, nje inxhinier mekanik ose klarinetist sic i thojne mjeket dhe disa persona te tjere te emeruar nga ju. Biles thojne qe ministrja juaj e ka firmosur dy here emerimin,mbas polemikave te shumta qe pati.

Persa i perket sinjalizimit qe ka bere drejtori iu kujtoj qe drejtori nuk eshte aty per te sinjalizuar mbrapa krahve ,por per te deklaruar shkeljen dhe te marre masat e nevojshme.Ne spital flitet per nje polemike midis drejtorit dhe doktorrit qe ju zute ne goje sot Z.Kryeminister.

Keshtuqe nese eshte e vertet gjeja duhet te thuhet e tera dhe jo vetem ajo qe i intereson pushtetit.Edhe deklarata juaj dy ore para se te merrej vendimi nga gjykatesja ,nuk me duket shume korrekte Z.Kryeminister.Do ndjek me shume vemendje se si qendron e verteta,ndoshta Edvini ka gabimet e tij nuk e perjashtoj.Por per nje gje jam i sigurt.Sot ne burg ka hyre nje nder 3 kardiokirurget me te medhenj te ballkanit.Kush me njeh e di se sa genjej une. P.S.Askush mos ta lexoj kete status si mbrojtjen e ndonje individi ,por thjesht si nje diskreditim i shendetsise shqiptare.Qe nga Tirja deri ne nivelet me te larta.