Burgu i Shën Kollit është prej 24 orësh pa energji elektrike. Ndërkohë dyshohet se të dënuarit në këto 24 orë janë lënë pa ujë dhe pa ushqim.

Familjari i një prej të dënuarve apelon për ndërhyrje të institucioneve dhe marrjen e masave nga drejtuesit për normalizimin e kësaj situate.

Nuk dihet ende shkaqet e kësaj situate, ndërkohë nga vetë institucioni i burgut dhe instanca të tjera më të larta nuk ka ende asnjë reagim.