Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave tha se nga 3842 testime sot janë shënuar 1058 të shëruar, 801 raste të reja dhe 15 humbje jetë në 24 orët e fundit.

Bie në sy fakti pozitiv që ka më shumë të shëruar sesa të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, hera e parë që kjo ndodh gjatë muajit shkurt.

Por,  edhe treguesi i të shtruarve në spitale është shqetësues, mbi 550, shumë afër pikës kritike që vlerësohet në 600, ndërsa nga 15 pacientët që ndërruan jetë më i riu në moshë i përket 43 vjeç.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Janë kryer 3842 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin, Devoll, Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Tepelenë, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Skrapar, Patos, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Mat, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (16 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         801

Të shëruar në 24 orë      1058

Të shtruar në spitale      558

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore                3842

Testime totale           420,818

Raste pozitive            94,651

Raste të shëruara        58,794

Raste Aktive               34,275

Humbje jete                1,582

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20674

Fier        2894

Vlorë                      1746

Durrës                   1713

Shkodër               1474

Elbasan                 1201

Lezhë   1046

Korçë   993

Berat                     981

Gjirokastër 829

Kukës   406

Dibër    318