Kryeministri Edi Rama në konferencën e kësaj të marte për mediat ka dhënë përgjigje dhe pyetjes se ku do të qëndrojë nëse del fitues në të dy qarqet ku ai garon në Durrës dhe në Vlorë.

Rama ka deklaruar se do të qëndrojë në atë qark që do e duan më shumë.

Ndër të tjera ai është shprehur se në Durrës ka njerëzit e babait dhe në Vlorë të nënës, në këtë garë do të mësoj ku më duan më shumë.  “Sa i përket Durrësit dhe Vlorës unë kam bindjen se objektivi bazë do të realizohet, dilema e shumëkujt është ku do rrish në Vlorë apo në Durrës, unë do të rri atje ku më duan më shumë. Njerëzit e nënës janë në Vlorë, të babës në Durrës, do jetë garë mes dy palëve unë do rri aty ku më duan më shumë. Në Durrës kam një pjesë të rrënjëve por është dhe një nga asetet më të mëdha që ka ky vend dhe ka ardhur koha për të bërë ndryshim”, ka thënë Rama.