Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në një lokal që kishte marrë me qera, në Durrës.

Ai ishte dënuar më parë për plagosje me armë zjarri dhe vjedhje në bashkëpunim.

Sipas policisë, në pranga ka rënë i riu me inicialet G. P., i dënuar në vitin 2016 për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë, në vitin 2010 ishte dënuar për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehër me 15 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.