Gjykata la sot në burg katër të arrestuarit, si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. Ernejt Shyti, Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç janë katër personat që akuzohen si të përfshirë për vrasjen e biznesmenit.

Ernejt Shyti është i vetmi që ka pranuar krimin, ndërsa pohoi se ka kryer ai ekzekutimin më 25 shkurt parën qendrës së Tiranës.

Siç raportohet në seancën e sotme ka preferuar të mos flasë, duke u shprehur të mos japë shpjegime.

Burime bëjnë me dije se në telefonin e Shytit kishte mbërritur një sms ku thuhej: “Sapo doli”.

Vijon…