Një aksident me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Sarandë.

Aksidenti është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Krane të rrethit të Sarandës.

Një automjet me të cilin udhetonin disa të rinj, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar disa herë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Klement Kristidhi, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi Klement Kristidhi, ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.