Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, në detyrë, Gent Cakaj po kalon një moment të vështirë familjar.

Babai i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit.

Për këtë ai ka kërkuar ndihmën e të gjithëve, duke thënë se nevojitet plazmë gjaku e grupit A, e cila duhet të ketë 50 antitrupa.

Postimi i plotë i Cakajt.

Të nderuar miq,

I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.

Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!

Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!

Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë!

Sinqerisht,

Genti.