Për momentin Shqipëria nuk do të pezullojë procesin e vaksinimit me vaksinën AstraZeneca.

Nga Durrësi, Kryeministri Rama tha sot se kjo masë do të merret vetëm nëse institucionet ndërkombëtare të shëndetësisë do ta kërkojnë një gjë të tillë.

“Nuk kanë asnjë faj njerëzit që të shqetësohen nga lloj lloj lajmesh dhe lëvizjesh që mund të kenë 1001 arsye.

Kjo është një luftë e madhe për jetën dhe është një luftë e madhe tregtare. Ka shumë vende që nuk e kanë ndaluar përdorimin e saj.

Ne nuk të ndalojmë vaksinimin thjesht për një dyshim që lidhet me një histori tjetër. Edhe pjesa tjetër që kanë bërë pezullimin presin konfirmimin e OBSH dhe EMO.

Nëse do thonë ndaloni do ta ndalojmë. Sot po flisja me Londrën dhe janë bërë miliona vaksina AstraZeneca dhe nuk ka asnjë problem, dhe agjencia britanike ka vazhduar me vaksinimet”, tha Rama.