Këtë të mërkurë është policia ka bastisur shtëpinë e ish kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski.

Gruevski në lidhje me këtë ngjarje ka bërë me dije se kjo ëhstë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme.

Ndër të tjera ai thekson se kjo nuk është hera e parë që policia futet në shtëpinë e tij.

“Është hera e tretë që nga arratisja ime nga Maqedonia. Këtu nuk i quaj ato periodiket që disa muaj vinin policë me uniformë për të pyetur nëse jam në shtëpi. Hera e fundit para 3-4 muajve”, shkruan Gruevski.

Ndërkohë në kontrollin e ushtruar këtë herë në shpinë e ish kryeministrit janë gjetur tre pistoleta, për të cilat ai deklaron se i ka me leje.

Lajmi më i ri është se kanë gjetur armë pa leje. Katër pistoletat e mia janë me leje të dhëna nga MPB dhe aty kanë mund t’i gjejnë edhe lejet. Kjo leje vlente deri në momentin kur u arratisa nga Maqedonia me qëllim që të kërkoj azil politik për shkak të përndjekjes time nga pushteti”, shprehet Gruevski.

Ndër të tjera, ai sqaron se armët dhe leja janë vendosur në një vend, që e kanë të pamundur ti gjejnë.