U caktua pak minuta më parë masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për Ardian Çapja i cilësuar si kreu i një grupi kriminal të Elbasanit.

Masa e sigurisë ndaj tij u dha në QSUT dhe jo në një ambient të zakonshëm gjykate,  ku Çapja ndodhet pasi shfaqi disa probleme shëndetësore.

Çapja u arrestua nga forcat RENEA më 29 mars, si organizatori dhe financuesi i vrasjes së Gentian e Nezir Beqiri, më 2012.

Gjyqtarja e çështjes, Pajtime Fetahu prokurorët Kreshnik Ajazi e Ridvan Sukaj ishin në spital  ku i komunikuan edhe masën e sigurës Ardian Çapjas.